
Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, marrëdhëniet po bëhen gjithnjë e më strategjike, me fokus te trekëndëshi Miri–Selin–Rogerti.
Në dhomën e rrëfimit, Miri u shpreh se Selin nuk mund t’i shmanget atij dhe Rogertit, pasi loja e saj lidhet drejtpërdrejt me ta. Ai parashikon dy skenarë për lëvizjet e saj: ose të krijojë konflikt mes tij dhe Rogertit, ose të afrohet në mënyrë strategjike për një aleancë të përkohshme.
“Po ku do të shkojë ajo pa ne? Lojën me ne e ka. Nuk është se do afrohet, ajo aty është. Megjithatë, Selin e di vetë. Është mënyra e saj se si do të hyjë në lojë me mua”, tha ai. "Pra te varianti i parë është që do të hapë një konflikt midis meje dhe Rogertit. E dyta është të krijojë një lloj loje ose shtrirje dore miqësore midis meje dhe asaj."



