
Biznesmeni shqiptar që jeton dhe vepron në Belgjikë, Fisnik Syla, ka folur hapur për jetën e tij personale dhe rrugëtimin në biznes gjatë një interviste për Monitor TV.
Ai tregoi se suksesi i tij nuk ka ardhur brenda natës. Sipas Sylës, familja e tij e ka nisur aktivitetin shumë vite më parë në fushën e gastronomisë dhe hotelerisë. Pas më shumë se 28 vitesh pune dhe përkushtimi, ata kanë arritur të ndërtojnë një rrjet lokalesh në Belgjikë.
Fisnik Syla është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e tij luksoze, duke përfshirë makina të shtrenjta dhe udhëtime në destinacione të ndryshme. Megjithatë, ai thekson se këto janë zgjedhje personale dhe jo një mënyrë për të treguar statusin.
Gjatë intervistës, biznesmeni ndau edhe një detaj nga jeta e natës. Ai zbuloi se shuma më e madhe që ka shpenzuar gjatë një daljeje me miqtë ka qenë mjaft e lartë.
“Shuma më e madhe që kam shpenzuar në një natë ka qenë rreth 20–30 mijë euro, kur kam dalë me shoqërinë në ndonjë diskotekë”,- u shpreh ai.
Po ashtu, ai foli edhe për raportin e tij me këngëtaren Fjolla Morina, duke deklaruar se në atë lidhje nuk kishte pasur ndjenja të forta nga ana e tij.



