
Tensionet dhe strategjitë po shtohen në Big Brother VIP Albania 5, ku një tjetër debat është ndezur mes Rogertit, Mirit dhe Selin.
Rogerti duket se po përpiqet të afrojë Mirin me Selin, duke dashur një “urë komunikimi” mes tyre. Sipas tij, nuk ka asgjë të keqe në këtë afrim dhe e sheh si diçka pozitive nga ana njerëzore.
Por Miri e ka refuzuar këtë ide, duke theksuar se nuk ka kërkuar aleancë me askënd dhe se nuk është i interesuar për një bashkëpunim të tillë.
Nga ana tjetër, Selin ka reaguar edhe më ashpër, duke e konsideruar këtë lëvizje të Rogertit si strategji dhe provokim. Ajo u shpreh se ai ka në fokus vetëm lojën e tij dhe po përpiqet ta vendosë në një pozicion të dobët, duke e shtyrë drejt një “ortakërie” që ajo nuk e dëshiron.
Me sa duket, marrëdhënia Miri-Selin nuk ka për të qenë më kurrë ajo e fillimit.



