ENTERTAINMENT

Aktorët e njohur të serialit “Qyteti i largët” konfirmojnë lidhjen e dashurisë: Po, jemi bashkë!

Aktorët e njohur të serialit “Qyteti i largët”

Dilin Döğer (Zerin), një nga aktoret e serialit Uzak Şehir (“Qyteti i largët”), ka konfirmuar publikisht lidhjen e saj me partnerin e serialit, Atakan Özkaya (Kaja). Në një intervistë të fundit, ajo pranoi: “Po, jemi bashkë.”

Aktorët e rinj, të cilët luajnë një çift edhe në serial, janë bërë shumë të pëlqyer nga publiku kohët e fundit. Për një kohë të gjatë fansat dyshonin se mes tyre kishte diçka më shumë se miqësi, dhe më në fund vetë Döğer e konfirmoi.

Në një bisedë me gazetarin Hakan Gence, ajo tha se në fillim të projektit ishin thjesht miq shumë të mirë. Sipas saj, realizmi që publiku shihte në ekran vinte pikërisht nga kjo miqësi, besimi që kishin te njëri-tjetri dhe përkushtimi i tyre në punë.

Aktorët e njohur të serialit “Qyteti i largët”

Aktorja shtoi se gjithmonë janë përpjekur të jenë shumë profesionistë në sheshxhirim, por me kalimin e kohës jeta i çoi në një drejtim tjetër dhe marrëdhënia e tyre ndryshoi.

“Po, jemi bashkë”,- tha ajo, duke shtuar se të dy janë të aftë të ndajnë disiplinën e punës nga jeta personale. Për këtë arsye, ata preferojnë ta mbajnë marrëdhënien e tyre sa më private.

Ndërkohë, pak kohë më parë një postim i Atakan Özkaya për ditëlindjen e Dilin Döğer bëri shumë bujë në rrjetet sociale. Aktori publikoi një foto të afërt me të dhe shkroi “Gëzuar ditëlindjen” duke shtuar një emoji zemre të bardhë, çka u interpretua nga fansat si një deklaratë dashurie.