ENTERTAINMENT

Aldo eliminohet nga BBVA: "Ndihem shumë mirë që kam ecur kaq sa kam arritur"

Aldo eliminohet nga BBVA: "Ndihem shumë mirë që kam ecur kaq

Aldo ishte i eliminuari i mbrëmjes së kaluar të Big Brother Albania Vip 4, duke lënë garën vetëm pak ditë larg finales.

Kjo është hera e dytë që Aldo eliminohet, pasi herën e parë u kthye në shtëpi falë biletës së kthimit. Ai ka folur në studio pas eliminimit ku është shprehur se hyri me disa limite dhe i vjen mirë që duke iu përmbajtur limiteve të tij arriti deri aty.

"Ka qenë një rrugëtim i paparë. Kam hyrë me disa rezerva dhe ndihem shumë mirë që kam ecur kaq sa kam arritur. Në këtë format kam njohur sesi jam në raport me ndjenjat e mia për botën jashtë, duke mos pasur akses me to, mall dhe mbi të gjitha kam njohur veten.”

Pasi është pyetur se nëse do ta ndërronte divanin, ai është shprehur se asnjëherë nuk do të ulej tek divani blu.

Ai gjithashtu u shpreh se ndihet shumë me fat që ka njohur një shoqe si Danja, Gertën e respekton shumë dhe po ashtu Loredanën.

Pyetjes se kush e fiton Big Brother, ai i është përgjigjur me emrin e Gjestit, ndërsa kush do të donte ai ta fitonte janë Gerta ose Danja.