ENTERTAINMENT

Alessio Aliaj zbulon historinë e emrit dhe bën deklaratën e fortë për Avicii-n

Alessio Aliaj zbulon historinë e emrit dhe bën deklaratën e

Modeli i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Alessio Aliaj, ishte i ftuar këtë të mërkurë në programin Ftesë në 5 me moderatoren Bieta Sulo, ku ndau disa nga momentet më të vështira dhe më të rëndësishme të jetës së tij.

Në një rrëfim të sinqertë, ai tregoi se gjatë jetës së tij ka kaluar shumë sfida që e kanë formuar si person. Alessio zbuloi se u detyrua të emigronte që në moshë shumë të vogël, menjëherë pasi përfundoi shkollën 8-vjeçare.

“Dola në rrugët e botës pasi mbarova shkollën 8-vjeçare. Do e bëja të njëjtën gjë edhe sot”, u shpreh ai.

Sipas tij, pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania ishte një tjetër stacion i rëndësishëm në jetën dhe karrierën e tij.
“Nuk doja të humbisja veten, nuk mund ta humbisja karrierën time”, deklaroi Alessio.

Një nga momentet më prekëse të intervistës ishte kur ai tregoi historinë e emrit të tij artistik. Sipas tij, emri lidhet me një humbje të madhe në jetën personale.

“Para shumë vitesh më ka vdekur një shok, ai e kishte emrin Alessio dhe unë që në atë moment thashë se do mbaja emrin e tij”, rrëfeu ai.

Gjatë jetës dhe karrierës së tij, Alessio tha se ka pasur mundësi të takojë dhe të punojë me shumë personazhe të njohur ndërkombëtarë, mes tyre edhe DJ-në e famshëm suedez Avicii.

Megjithatë, ai bëri edhe një deklaratë të fortë, duke thënë se beson se artisti, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, nuk ka ndërruar jetë nga vetëvrasja, siç është raportuar në mediat botërore, por është vrarë.