
Shefi i njohur i kuzhinës, Alfio Rrotani, do të bëhet së shpejti baba për herë të dytë. Lajmin e bukur ai e ndau me ndjekësit e tij në Instagram, përmes disa fotografive ku zbuloi edhe gjininë e bebit.
“Po presim pjesën më të bukur të vetes sonë, princeshën tonë të vogël! Me ty, familja jonë bëhet një kryevepër, çdo ditë më e madhe dhe më e vërtetë. Do marrësh pak nga babi dhe pak nga mami, do jesh kryevepra jonë në bukuri dhe zgjuarsi! Të dua, Joana Gjonaj!” – shkroi Alfio krahas fotove të ëmbla.
Çifti e bëri lidhjen e tyre publike në muajin qershor të këtij viti. Joana Gjonaj, partnerja e Alfios, është inxhiniere dhe sipërmarrëse. Lajmi i pritjes së vajzës ka gëzuar fansat dhe ndjekësit e çiftit, që kanë përcjellë urime të shumta në rrjete sociale.
Alfio është gjithashtu baba i një djali, Noah, nga marrëdhënia e tij e mëparshme me moderatoren e njohur Fatma Methasani.
View this post on Instagram



