
E ftuar speciale e natës finale të "X Factor Albania", Arbana Osmani duket se e shfrytëzoi hapësirën televizive edhe për t’i kthyer publikut disa përgjigje, pyetjet e të cilave e kanë shoqëruar për një kohë të gjatë. Nëse nga njeri program i "Big Brother" në tjetrin, pyetja e të gjithëve ishte “kur fillon Big Brother-i i radhës”, pasi hoqi dorë nga ky i fundit, pyetja njëmiliondollarëshe e Arbana Osmanit u bë një tjetër: Kur do të rikthehesh në ekran?
Edhe për këtë, moderatorja e dha sonte një përgjigje… diplomatike edhe këtë herë.
Pa dyshim, gjatë këtyre dy viteve “pushim” nga ekrani, Arbana ka bërë shumë gjëra të tjera që ia kanë mbushur zemrën plot, ama publiku vazhdon me të njëjtën pyetje: Kur do kthehesh në ekran?
Edhe sonte, në pyetjet që Alketa kishte kërkuar për t’ia bërë koleges së saj, e para ishte pikërisht kjo:
Unë do kthehem në ekran kur ta gjykoj se do jetë momenti i duhur për mua, kur të jetë një projekt interesant, kur të jetë diçka që më frymëzon, kur të jetë një gjë që ta bëj me shumë dëshirë, me shumë qejf, siç kam bërë me të gjitha programet deri tani, të mos jem ashtu si në fundin e para dy viteve, se nuk do doja ta rijetoja. Do të doja që punën time ta jetoj në paqe dhe bukur, se është e tillë…



