
Ndërsa prej kohësh është aluduar dhe diskutuar në media e në rrjetet sociale se Arbana Osmani po rikthehet në ekran me Fermën VIP, tashmë është bërë zyrtare.
Moderatorja ka ndarë në rrjetet e saj sociale promon e spektaklit, ku shfaqet si figura kryesore, ndërsa regjia i është besuar Eduart Grishaj.
Videoja u shoqërua me një mesazh të shkurtër nga Arbana: “Le të fillojë loja!”.
Vitin e kaluar drejtimi i këtij formati ishte në duart e moderatores Luana Vjollca.



