
Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi një rrëfim shumë personal, duke zbuluar një nga përjetimet më të dhimbshme në jetën e tij.
I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ai tregoi hapur momentin kur zbuloi tradhtinë nga ish-partnerja. Sipas tij, përballja me këtë realitet ishte tepër e rëndë, madje e cilësoi si “gjënë më të tmerrshme që mund të përjetohet brenda një çifti”.
Edhe pse lidhja mori fund, Arditi pranoi se ndjenjat për të nuk janë zhdukur plotësisht. Megjithatë, ai bëri të qartë se rikthimi ishte i pamundur, duke theksuar se kur besimi thyhet një herë, është shumë e vështirë të rindërtohet.
Në përpjekje për të ecur përpara dhe për të gjetur qetësi shpirtërore, këngëtari zgjodhi të falë. Ai zbuloi se në natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor, pak çaste para mesnatës, i ka dërguar një mesazh ish-partneres, ku i shprehu se e ka falur për atë që ka ndodhur, edhe pse nuk e ka harruar.



