
Alessio Alia, një emër që sot lidhet ngushtë me skenën ndërkombëtare të showbiz-it dhe menaxhimin e yjeve të mëdhenj, ka zgjedhur të sqarojë publikisht një nga temat më të përfolura të momentit: anulimin e koncertit të reperit botëror Drake në Shqipëri.
Në një intervistë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai zbuloi prapaskena të papritura dhe sqaroi rolin e tij në këtë çështje, duke theksuar se ndonëse ka pasur më herët kontakte me artistin për një bashkëpunim në vendin tonë, këtë herë ai ishte vetëm një i ftuar.
Sipas tij, moskoordinimi, keqkuptimet dhe futja e palëve të treta bënë që koncerti të dështojë një situatë që, sipas menaxherit të njohur, nuk u tolerua as nga vetë artisti. Megjithatë Alessio premtoi se në të ardhmen do të organizohet një koncert i Drake në Shqipëri, ashtu siç ka hije.
Alessio Alia: Të kthehemi pak te organizimi i koncertit të Drake, unë isha thjesht një i ftuar. Organizimi jonë me të ka qenë para katër vitesh ngaqë unë kam qenë shumë i afërt me Drake. Kishim folur për të organizuar një koncert në Shqipëri, për të gjithë publikun dua që të sqaroj që koncerti nuk ishte organizuar nga unë. Unë punoj për një kompani tjetër dhe koncerti i Drake nuk ishte i organizuar nga unë. Unë thjesht isha një i ftuar. Stadiumi nuk ishte i lirë kur do të bëhej koncerti, fola me disa njerëz në Shqipëri dhe në një moment e lashë meqë nuk kishte hapësirë tek stadiumi. Para ca kohëve marr një e-mail dhe një telefonatë nga menaxheri i Drake, që më thonë se koncerti do të shkojë në datën 4 tetor. E kanë prenontuar stadiumin dhe u thashë si ka mundësi, po ne e dimë se ne je pjesë e koncertit. U thashë që nuk jam, jam thjesht i ftuar dhe më thanë po prit pak se ne e dinim që ishe pjesë e koncertit. Ne i kishim bërë të gjitha marrëveshjet. Unë nuk kam lindur sot, i kam disa vite eksperiencë në këtë dhe bëra të pamundurën që të mos bëhet, sepse unë nuk i kam qejf padrejtësisë dhe kur bëhen padrejtësi duhet që të veprosh. Koncerti u anulua para se ta merrnin vesh ata. Ngaqë mora vesh që ishin futur disa grekë, e disa të tjerë… Drake kur e mori vesh që unë nuk isha pjesë në këtë, anuloi çdo gjë. U bë një padrejtësi, unë nuk po përmend emra, ama dikush e pati fajin



