ENTERTAINMENT

Besnik Qaka zbulon pse nuk do të bëhet pjesë e Big Brother: Jemi shumë larg!

Besnik Qaka zbulon pse nuk do të bëhet pjesë e Big Brother: Jemi

Këngëtari i njohur shqiptar Besnik Qaka ka rikthyer vëmendjen me një intervistë të fundit në Klan Kosova, ku foli hapur për jetën dhe karrierën e tij muzikore.

Gjatë bisedës, ai u ndal edhe te fenomeni i reality show-ve si Big Brother, duke zbuluar se shpesh është përfolur si një nga emrat potencialë për pjesëmarrje. Megjithatë, Qaka u shpreh qartë se ai dhe ky format janë “shumë larg”.

Besnik Qaka zbulon pse nuk do të bëhet pjesë e Big Brother: Jemi

Ai konfirmoi se ka marrë ftesa për të qenë pjesë e këtij spektakli, por nuk ka dhënë sinjale për një përfshirje të mundshme në të ardhmen. Madje, me humor, shtoi se shpesh ka parë emrin e tij në rrjete sociale dhe ka reaguar me habi për këto aludime.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse këngëtari do të ndryshojë qëndrim dhe do ta shohim ndonjëherë në formate si Big Brother VIP Kosova apo Big Brother VIP Albania.