ENTERTAINMENT

Brikena bën deklaratën e papritur në dhomën e rrëfimit: Dua ta mbyll me Mateon

Brikena bën deklaratën e papritur në dhomën e rrëfimit:

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos në Big Brother VIP Albania 5 është futur në krizë, pas një momenti të fortë emocional të ndarë në rrjetet sociale.

Në një video nga Dhoma e Rrëfimit, Brikena shprehu hapur zhgënjimin ndaj Mateo, duke treguar se ishte ndjerë e shpërfillur kur ai nuk ishte paraqitur për të ngrënë, edhe pse ajo kishte gatuar për të dy me shumë kujdes.

Ajo rrëfeu se Mateo kishte zgjedhur të qëndronte jashtë me Selin dhe Shëndritin, gjë që e lëndoi, ndërsa përmendi edhe një tjetër situatë që e bëri të ndihej keq: momentin kur ai u afrua fizikisht me Selin, duke e marrë për krahu për ta hedhur në pishinë.

Kulmi i reagimit të saj ishte deklarata në italisht: “Voglio chiudere con lui” (Dua ta mbyll me të), duke lënë të kuptohet se është gati të përfundojë marrëdhënien.

Kjo situatë ka ngritur dyshime për një ndarje të mundshme mes tyre, ndërsa mbetet për t’u parë nëse raporti do të marrë fund apo do të ketë një përballje tjetër brenda shtëpisë.