ENTERTAINMENT

Debate të ashpra në BBVA: Greta pështyn në fytyrë Juelën dhe akuzon Rogertin se e preku në të pasme

Debate të ashpra në BBVA: Greta pështyn në fytyrë

Spektakli i së martës solli tensione të forta në shtëpinë e Big Brother Albania VIP.

Juela u vendos përballë Kutisë së Pandorës dhe zgjodhi të çojë në nominim Selinën, Gimbon, Gretën dhe Rogertin. Si pasojë, njëri prej tyre që do të lërë shtëpinë të shtunën. Vendimi i saj nuk u prit mirë nga banorët e përfshirë, të cilët nisën debatet menjëherë pas spektaklit live.

Përplasjet vijuan edhe gjatë ditës së sotme, kur Greta pati disa debate të ashpra fillimisht me Rogertin, të cilin e akuzoi se e kishte prekur tek të pasmet. Më pas, ajo u përball me Juelën dhe, në kulmin e tensionit, e pështyu në fytyrë.

Juela tentoi ta ndiqte, por ndërhyrja e banorëve të tjerë shmangu përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.