ENTERTAINMENT

'Do të rikthehem në ekran, por...', Sara Gjordeni konkurrente në “Ferma VIP”?

'Do të rikthehem në ekran, por...', Sara Gjordeni

Megjithëse emri i saj është përmendur shpeshherë si një prej banoreve të reality show-t "Ferma VIP", Sara Gjordeni ka mohuar se do të marrë pjesë në sezonin e ri të spektaklit.

Përmes një postimi në Instagram, ajo zbuloi se ftesa për t’u bashkuar me edicionin e tretë të reality-show-t i ishte bërë menjëherë pasi doli nga "Big Brother VIP Albania", por vendosi të mos e pranojë.

Gjordeni theksoi se, edhe pse emri i saj është përmendur disa herë si një nga pjesëmarrëset e mundshme të këtij viti, ajo konfirmon se nuk do të jetë pjesë e spektaklit.

“Në ekran do të shihemi pas shumë pak muajsh, por jo me reality”, shkroi ajo në mesazhin e saj.

Me këtë deklaratë, Sara ka lënë të kuptohet se shumë shpejt do të rikthehet në televizion, por këtë herë me një projekt të ri televiziv.

'Do të rikthehem në ekran, por...', Sara Gjordeni