ENTERTAINMENT

E përmendi në BBVK, aktorja e famshme Demet Ozdemir i bën "follow" Londrimit në Instagram

E përmendi në BBVK, aktorja e famshme Demet Ozdemir i bën

Londrim Mekaj është një prej banorëve të Big Brother VIP Kosova që ka bërë jehonë edhe jashtë kufijëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai dhe Klodi u bënë viralë sidomos në Brazil, por duket se banori i ka rënë në sy edhe yllit turk Demet Ozdemir.

Një koment i Londrimit për aktoren e njohur turke bëri xhiron e rrjetit saqë nuk kaloi pa u vënë re edhe nga vetë aktorja. Fillimisht, fansat vunë re se Ozdemir e kishte pëlqyer në platformën X një postim që lidhej me deklaratën e Londrimit ku ai thoshte se e pëlqente shumë atë.

Por ajo që shtoi edhe më shumë kuriozitetin ishte fakti se Demet Özdemir tashmë e ndjek Londrimin në Instagram.

Veprimi i saj është komentuar gjerësisht online dhe pa dyshim që ka për të qenë një surprizë edhe për Londrimin kur të dalë nga shtëpia e BBVK.