
G Bani dhe Valbona Mhilli ishin dy nga personazhet e Big Brother VIP 4 të cilët u dukën se disa herë ishin gati të nisnin një romancë mes tyre, gjë që nuk ndodhi kurrë brenda shtëpisë.
Por duket se gjërat kanë ndryshuar jashtë saj, më këngëtarin e njohur dhe gazetaren që kanë shpërndarë një video në rrjetet sociale, e cila është bërë virale.
Ata shfaqen së bashku dhe në fund i japin një përqafim të ngrohtë njëri-tjetrit.
Kjo gjë ka ngritur shumë pikëpyetje në mendjet e fansave, duke lënë të hapur mundësinë të një bashkimi të tyre, kësaj radhe si një çift.



