
Tensionet mes banorëve të Big Brother VIP Albania 5 duket se kanë kaluar përtej shtëpisë, duke përfshirë edhe familjarët e tyre.
Pas deklaratës së fortë të babait të Selinës, i cili u shpreh në “Fan Club” se situata mund të zgjidhet “sipas kanunit” në rast ofendimesh të përsëritura ndaj vajzës së tij, ka ardhur reagimi nga pala tjetër.
Vëllai i Rogertit, Xhuljo, në një intervistë për “Shqipëria Live”, ka theksuar se familja e tij nuk dëshiron konflikt dhe se situata mund të zgjidhet shumë më qetë përmes komunikimit të drejtpërdrejtë.
Ai u shpreh se do të ishte më e udhës që babai i Selinës të kontaktonte privatisht familjen e tyre, në vend që të bënte deklarata publike në televizion.
“Do ishte mirë të fliste privatisht, jo në televizor. Rrugët i ka të hapura, ne nuk duam konflikt. Mund të komunikojmë dhe të biem dakord. Brenda shtëpisë ndodhin edhe gjëra të bukura, është lojë dhe duhet parë si e tillë."
Xhuljo shtoi gjithashtu se edhe Rogerti është përballur me situata të vështira gjatë lojës, duke përmendur faktin se i është përmendur djali, por theksoi se gjithçka mbetet pjesë e dinamikave të reality show-t.



