
Spektakli i së hënës në Big Brother VIP Kosova 4 ka nisur me 'Darkën e të Nominuarve'.
Ata panë klipin me pyetjet për ta, ku dhanë sqarime e përgjigje në lidhje me disa situata në këtë format.
E pyetur nëse lidhja me Klodian Mihajn e ka ndihmuar apo dëmtuar, Elijona Binakaj nuk hezitoi të përgjigjet.
Ajo tha se nuk është krenare nëse erdhi deri në finale për pëlqimin ndaj banorit.
Nuk krenohem nëse pëlqimi ndaj Klodit më ka çuar në finale. Pëlqimi ka rrjedhur natyrshëm. Marrëdhënia me Klodin, mendoj se më ka dëmtuar deri diku, por kam mësuar edhe prej kësaj marrëdhënieje. Brenda besoj që më ka bërë dëm.



