
Një zhvillim i papritur ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në Big Brother VIP 5, pasi një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi.
Sipas njoftimit të faqes zyrtare të spektaklit, televotimi aktual është anuluar, megjithatë konkurrentët brenda shtëpisë nuk janë në dijeni të këtij vendimi.
Në nominim ishin Selin, Gimbo dhe Greta, të cilët u dërguan në televotim nga Juela pasi kjo e fundit hapi të ashtuquajturën “Kutinë e Pandorës”.
Produksioni ka bërë të ditur se më shumë detaje rreth përmbajtjes së zarfit dhe pasojave që ai sjell do të zbulohen gjatë Prime-it të së shtunës.



