ENTERTAINMENT

Fest 64/ Sonte nata e “Nostalgjisë”, yjet e muzikës rikthehen në skenë për duetet magjike (lista e plotë)

Fest 64/ Sonte nata e “Nostalgjisë”, yjet e muzikës

Festivali i 64-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar mbërrin sonte në një nga stacionet e tij më emocionuese: Natën e Nostalgjisë. Pas dy netëve të para konkurruese, skena e Pallatit të Kongreseve do t’i dedikohet historisë, kujtesës dhe perlave që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare ndër vite.

Kjo natë e tretë është konceptuar si një festë e madhe ku dy breza takohen në të njëjtën hapësirë tingujsh: artistët e rinj pjesëmarrës në garë dhe emrat “big” që kanë bërë epokë në këtë festival.

Spektakli nisi me moderatoren Arilena Ara, e cila performojë hitin e saj fitues “Shaj”, për t’i lënë më pas vendin një maratone muzikore.

Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së, Eni Vasili, pritet të përshëndesë festivalin në këtë mbrëmje shumë të veçantë të Fest 64, ku nuk do të mungojë as ndarja e “Çmimit të Karrierës”, një vlerësim për kontributin e dhënë ndër vite në këtë institucion të këngës.

Orkestrimet e reja, histori me frymë moderne

Këngët e pavdekshme si “Këputa një gjethe dafine”, “Valsi i lumturisë”, “Jon”, “Vajzat e fshatit tim” apo “Xixëllonjë” etj., do të vijnë të riorkestruara. Tre dirigjentët e Festivalit, Markelian Kapedani, Olsi Qinami dhe Maria Ademaj, garantojnë se publiku do të dëgjojë freski në tinguj, pa humbur identitetin e këngëve.

Skena do të mbushet me emra të dashur si Kastriot Tusha, Sidrit Bejleri, Elton Deda, Kozma Dushi, Jonida Maliqi, Gili, Eneda Tarifa, Rosela Gjylbegu, Vikena Kamenica e shumë të tjerë, të cilët do të shoqërojnë konkurrentët e sivjetshëm.

LISTA E DUETEVE TË NATËS SË TRETË:

1.    Alis & Anxhela Peristeri – “Jon”

2.    Sara Kapo & Eneda Tarifa – “Vajzat e fshatit tim”

3.    Lynx & Altin Goci – “Me ty kaq pranë”

4.    Rezarta Smaja & Sidrit Bejleri – “Lule të bukura sjell pranvera”

5.    Luna Çausholli & Kelly – “Ende ka shpresë”

6.    Kleansa & Gili – “Xixëllonjë”

7.    Erik Lloshi & Mateus Frroku – “Djaloshi dhe shiu”

8.    Gresa & Bledi & Elton Deda – “Nuk kërkoj tjetër njeri”

9.    Lorenc Hasrama & Vesa Luma – “Shiu”

10.  Evi Reçi & Kastriot Tusha – “Këputa një gjethe dafine”

11.  Enxhi Nasufi & Vikena Kamenica – “Flakë e borë”

12.  Gerta & Kleiti Mahmutaj – “Valsi i lumturisë”

13.  Frensi & Rosela Gjylbegu – “Në moshën e rinisë”

14.  2Farm & Kozma Dushi – “Bardhësi”

15.  Inis Neziri & Jonida Maliqi – “Jetoj”

16.  Vedat Ademi & Teuta Kurti – “Ti nuk më meriton”

17.  Kamela & Orgesa Zaimi – “Sot jam 20 vjeç”

18.  Fifi & Tiri & Young Zerka – “Jehon”

Publiku ftohet të bëhet gati për të kënduar dhe kërcyer në një mbrëmje që premton emocione të forta, nën ritmet e këngëve që flasin me gjuhën e kujtesës.