
Fjolla Morina pritet të rikthehet në një intervistë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë hapur momentet më të vështira të jetës së saj.
Në promon e publikuar, ajo flet për periudhën e burgut dhe betejën me një depresion të thellë, duke e cilësuar atë si një nga fazat më të errëta që ka kaluar.
Ajo thekson se nuk ka dashur kurrë të jetë pjesë e skandaleve, ndërsa përvojat e saj i konsideron të vështira, por tashmë të tejkaluara.
Gjithashtu, Fjolla Morina ndalet edhe tek eksperienca në Big Brother VIP Kosova 4 dhe periudha e jetës së saj gjatë martesës me Fisnik Sylën.



