ENTERTAINMENT

Flet gruaja e skandalit të “Kiss Cam”, sqaron marrëdhënien me ish-shefin

Flet gruaja e skandalit të “Kiss Cam”, sqaron

Kristin Cabot ka reaguar për herë të parë pas skandalit viral në një koncert të Coldplay, ku u shfaq në “Kiss Cam” pranë ish-shefit të saj, Andy Byron. Momenti u bë viral pasi Chris Martin bëri një koment me humor, duke aluduar për një aferë.

Në një intervistë me Oprah Winfrey, Cabot sqaroi se nuk ka më asnjë kontakt me Byron dhe se komunikimi mes tyre ishte ndërprerë që më herët. Ajo theksoi se nuk kishin pasur marrëdhënie intime dhe se kontakti fizik në koncert ishte i pari.

Cabot pranoi se kishte gabuar, por u shpreh se reagimi publik ndaj saj ishte i tepruar, duke theksuar se është trajtuar më ashpër se Byron, i cili ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje dhe madje ka marrë oferta të reja pune.