
Pas deklaratës së Aldo Markut në një intervistë, ku ai e cilësoi Valbonën si “budallaqja më e madhe” e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4, nuk ka munguar reagimi i fortë nga G Bani.
Në një postim të gjatë në InstaStory, ish-banori i BBVA4 e ka përshkruar Aldon si dikë që “u fsheh pas gishtit gjithë sezonin” për ndjenjat ndaj Danjës, për t’i justifikuar në fund si “lojë”.
Sipas G Banit, Valbona nuk ishte aspak “budallaqe”, por një vajzë e sinqertë, që nuk u përpoq të përfitonte nga askush brenda shtëpisë.
“Aldo na paska quajtur budallaqen më të madhe në “BBVA 4” Valbonën. Po ku kishte budalla më të madh se ti që në “BBVA 4” u fshehe pas gishtit gjithë sezonin për pëlqimin ndaj Danjës dhe në fund e shite si lojë”
“E meqë ishte budallaqja më e madhe Valbona, pse nuk e përdore këtë në favorin tënd? Këtë urrejte për Valbonën ta ka importuar shoqja që e urrente së bashku me mua se i demaskuam lojën që bën/bënte me Laertin (referuar Rozanës). Jo se na urrente pse bërtisnim, por pse bërtisnim fakte”.
Në fund të reagimit të tij, G Bani e akuzon Aldon se u paraqit si “mbrojtës i femrave”, por përfundoi duke ofenduar publikisht një grua.
"Budalla! Që u shite për mbrojtës i femrave… dhe gjete të ofendosh një femër”, përmbyll ai.



