
Shtatzënia është ndoshta një ndër fazat më të bukura të jetës së një gruaje.
Sot, më 24 shkurt, në “Shije Shtëpie”, Tv Klan, u bë zbulimi i gjinisë së bebit të gazetares së këtij emisioni, Agida Koçit.
Të ftuarat hamendesuan se gazetarja pret një djalë, zonja Vjollca shprehu dëshirën për një vajzë. Mes emocionesh, u zbulua se Agida do të jetë mami i një djali.
Autorja e programit, Entela Tasellari, e cila ishte gjithashtu e pranishme në “baby gender reveal”, u shpreh se ndihet e lumtur.
“I rrita gocat, i fejova, i martova, i bëra mama, me dy çuna, me çun… jam e lumtur!”, tha Tasellari.
Mes buzëqeshjeve, gazetarja shpreh mirënjohje për të gjithë këtë moment si dhe “rritjen” e saj në “Shije Shtëpie”.
“Kemi vite që njihemi, gati 10 vjet, që kur kam nisur unë punë për herë të parë. Përveçse që me njeh mua, më njeh dhe partnerin tim që përpara se ne të ishim bashkë. Kështu që, e gjitha kjo është tamam rritje”, u shpreh Koçi.



