
Arilena Ara dhe Pirro Çako konkurrojnë këtë vit në "Kënga Magjike" me këngën "Zero Gradë". Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe arriti 1 milionë shikime në vetëm dy ditë pas prezantimit.
Gjatë një bisede në emisionin "Rudina" në TV Klan, gazetarja Klotilda Harka e veçoi "Zero Gradë" nga këngët e tjera dhe e krahasoi Arilenën me Christina Aguilera-n.
"Të gjitha këngët që kemi dëgjuar deri tani janë bërë hit dhe duket si një top-list e Këngës Magjike dhe nuk di kë të zgjedhësh. Por unë do të veçoja rikthimin e Pirro Çakos me Arilena Arën. M'u duk Arilena Ara një Christina Aguilera me atë këngën 'Say Something' pak a shumë, ka elementë, një lloj klasi dhe teksti më i mirë për mendimin tim", -tha Harka ndër të tjera.
Gazetarja pohoi edhe se e shikon "Zero Gradë" si këngën fituese të festivalit "Kënga Magjike".



