
Momente të ëmbla janë parë mes DJ Gimbos dhe Selinës pas përfundimit të festës së beqarisë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Dyshja kaluan disa çaste intime në dhomën e gjumit, ku u panë duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje në buzë.
Në një moment, Gimbo i shprehu dashurinë Selinës me fjalët: “Të dua deri në pafundësi”.
Gimbo dhe Selina janë çifti i zgjedhur nga publiku për të realizuar një dasmë simbolike tradicionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.



