
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, tensionet dhe diskutimet mes banorëve vazhdojnë të jenë të panumërta. Së fundmi, DJ Gimbo ka diskutuar sërish me Selin për deklaratën që Miri kishte bërë në dhomën e rrëfimit.
Në fillim të këtij edicioni, Miri kishte shprehur ndjenjat e tij për Selin, duke thënë se e do. Kjo deklaratë shkaktoi reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë, sidomos për faktin se ai është i martuar dhe ka fëmijë.
Gjatë bisedës me Selin, Gimbo u shpreh se sipas tij tashmë është zbuluar “fytyra e vërtetë” e Mirit dhe se deklarata e tij ishte si një “bombë” në shtëpi.

“I doli fytyra e vërtetë Mirucit. Një nder ka thënë që na ka bërë, e ka llogaritur nder se çfarë ka bërë Kristi që ju ka vënë juve në shtrat. Tani ka thënë kanë dashur të na ndajnë, tani ka thënë ‘e dua’, e dua në lojë, jo më pas si njeri”, u shpreh ai.
Gimbo shtoi gjithashtu se situata e krijuar një natë më parë ishte shumë e fortë.
“Nuk dinte se çfarë të thoshte, mbrëmë ishte si një bombë C4 në dhomën e ndenjës”, tha ai, teksa po qëndronte i përqafuar me Selin në shtrat.
Nga ana tjetër, Selin është shprehur e surprizuar nga deklaratat e Mirit, duke thënë se nuk e kishte parë kurrë në atë mënyrë.
View this post on Instagram



