
Pas televotimit të hapur që prej së shtunës, mbrëmjen e kësaj të marte njëri mes Gimbos dhe Brikenës do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5.
Në prag të këtij vendimi të rëndësishëm, Gimbo ka zhvilluar një bisedë emocionuese me Selinën, me të cilën ka krijuar një raport të afërt brenda shtëpisë.
Ai i kërkoi partneres së tij që të vazhdojë lojën e saj pa u ndikuar nga të tjerët dhe pa rënë pre e provokimeve, duke theksuar se nëse largohet, do ta presë jashtë. Gimbo u shpreh se për të do të ishte shumë e vështirë nëse marrëdhënia mes tyre do të ndryshonte pas daljes së tij.
Nga ana tjetër, Selina i kërkoi që ta presë edhe ai jashtë shtëpisë, duke i dhënë kështu një premtim të ndërsjellë.
Pritet që publiku të vendosë përfundimisht se cili do të largohet sonte në mbrëmje mes Gimbos dhe Brikenës.



