As në ditët e fundit të Big Brother VIP Albania 4, Egli dhe Gjesti nuk po gjejnë qetësi me njëri-tjetrin.
Ata janë përplasur sërish dhe kanë debatuar për gjërat që nuk u pëlqejnë.
Fillimisht, Egli u prek nga disa fjalë të Gjestit sa i përket pamjes së jashtme dhe më pas agravoi situata.
Pas shumë diskutimeve, Gjesti i tha se jashtë e ka jetën e tmerrshme dhe një femër si ajo nuk mund ta durojë as dy minuta jashtë BBVA.
“E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më duroj as dy minuta. Kaq”, u shpreh ai.
Gjesti e ka thënë edhe më parë se gjatë gjithë kohës rri në studio dhe se e ka jetën të çrregullt.
Po ashtu, ata debatuan edhe më parë, kur Egli po përpiqej t’i bënte një masazh Gjestit, por veprimet e saj duket se nuk i kanë pëlqyer aspak atij.
“I bie pishman që të kam njohur, shumë jam pishman që të kam njohur. A dëgjove? Me ty më as jashtë, as brenda, as kurgjo. Kurrë hiç, o sapo të dal, bllok e ke. Sepse ti një masazh të thash të më bëhesh dhe u zgjove të bësh filma”, ishin fjalët e ashpra të Gjestit.



