ENTERTAINMENT

Gjesti jep lajmin e madh për 7 qershorin!

Gjesti jep lajmin e madh për 7 qershorin!

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, mesa duket do t’i rikthehet normalitetit më koncertet e tij dhe muzikës, me të cilën edhe në natën e mbrëmshme gjatë finales elektrizoi publikun.

Në një video që po qarkullon në rrjet, pas fitores së tij, po dyshohet se këngëtari pejan do të performojë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë më 7 qershor në folenë e shqiponjave, "Air Albania".

Gjatë videos, fituesi thotë se do të shihen më 7 qershor në stadium, së bashku me disa shprehje të tij që tregojnë se “ka me qenë tmerr krejt”, duke lënë të nënkuptohet që performanca e tij do të jetë për t’u mos humbur.