ENTERTAINMENT

Incidenti i patransmetuar në BBVA, Bernardi tregon ç'ndodhi me Jozin në dush

Incidenti i patransmetuar në BBVA, Bernardi tregon ç'ndodhi me

Bernard Hulme, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, rrëfeu për herë të parë në "Glamour Zone" në Ora News një incident të pazbuluar më parë për publikun, i cili sipas tij ndodhi në dush dhe nuk u transmetua gjatë spektaklit.

Bernard Hulme: Ky incident ishte në dush mes meje dhe Jozit, ku mënyra sesi më bullizoi me ujë të ftohtë deri në një pikë që unë përpara se të dilja nga vetja thjeshtuI hodha një shkelm të gjitha produkteve që ishin aty në tokë dhe e lashë shumë i mërzitur dushin.

-Pati një diskutim verbal?

Bernard Hulme: Jo, unë isha i vetëm duke bërë dush dhe Jozi vjen në pjesën tjetër të dushit dhe filloi me ujin e ftohtë, të merrte frymën jo se s'e përballoja dot. Unë kisha atë skenarin tim për të bërë në lidhje me orarin, kisha grimin. Kisha atë planin tim dhe kjo gjë më pengonte. Nuk e kisha përjetuar ndonjëherë të them të drejtën. Fakti që nuk pranonte një ‘mos’ ose ‘jo’ ishte fakti që më mërziti më tepër. Kuptohet që Jozi më kërcënoi para prime-it dhe tha që ‘në qoftë se ti e flet këtë gjë unë do të them që më ke çarë këmbën me një nga shishet e kallçukut.