ENTERTAINMENT

Influencuesja e njohur paralajmëron futbollistët: Do t'ua çoj mesazhet grave tuaja

Influencuesja e njohur paralajmëron futbollistët: Do t'ua

YesJulz, influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur amerikane, ka shkaktuar një “tërmet” të vogël në botën e National Football League menjëherë pas fitores së Seattle Seahawks në Super Bowl LX.

Në një postim në platformën X, ajo iu drejtua drejtpërdrejt lojtarëve të NFL-së me një paralajmërim të prerë:
“Nëse më dërgoni mesazh privat dhe unë shoh fotot tuaja dhe kuptoj që jeni të martuar, do t’ua dërgoj mesazhet grave tuaja.”

Mesazhi i saj u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet dhe, sipas komenteve online, edhe njëfarë “paniku” mes lojtarëve që mund ta kenë marrë seriozisht paralajmërimin.

Megjithatë, pak orë më vonë, YesJulz e zbuti situatën me humor. Në një tjetër postim, ajo ironizoi situatën duke shkruar se tani të gjitha mesazhet e saj direkte fillojnë me sqarimin: “Nuk jam e martuar dhe nuk kam të dashur.”

Deklaratat e saj ndezën debat në rrjet, ku disa e vlerësuan për qëndrimin e hapur kundër tradhtisë, ndërsa të tjerë e panë si një provokim tipik të kulturës së mediave sociale.