
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Briseida Xhelaj, ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale me një postim të bërë vetëm pak orë para finales së madhe të spektaklit.
Në një foto ku kujton hyrjen e saj si çift me partnerin në “Shtëpinë e 7 xhuxhave”, Briseida shkruan:
“Edhe pse fituesja doli në 29 dhjetor. Cili nga këta që janë akoma e fiton BBVIP4 dhe pse? Unë e di kush e ka të blerë çmimin se ua kam thënë në 19… do e dëgjoni që do dalë fjala ime!”
Deklarata ka ngjallur reagime të shumta, pasi lë të kuptohet se fituesi është vendosur paraprakisht.
Briseida, e cila nuk arriti të bëhet pjesë e garës kryesore, sugjeron se gjithçka është e paracaktuar.
Fituesi i këtij edicioni do të shpallet sonte mes Rozana Radit, Gjestit, Egli Takos dhe Laert Vasilit.



