
Imami i njohur në rrjetet sociale, Ahmed Kalaja, ka ndarë disa detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale gjatë një interviste në emisionin “Goca & Gra”.
Ai tregoi se është baba i 10 fëmijëve dhe foli edhe për sfidat që ka përjetuar ndër vite në jetën familjare. Duke iu referuar çifteve të reja që shpesh hezitojnë të krijojnë familje për shkak të vështirësive ekonomike, Kalaja tha se për shumë vite ka jetuar me familjen në një shtëpi prej vetëm 90 metrash katrorë.
Sipas tij, deri në lindjen e fëmijës së tetë familja ka jetuar në atë hapësirë, ndërsa më pas kushtet kanë ndryshuar dhe gjërat janë përmirësuar. Ai zbuloi gjithashtu se fëmija i tij më i madh është një vajzë 26-vjeçare, e cila e ka bërë tashmë gjysh, ndërsa më i vogli është vetëm 4 vjeç.
Gjatë bisedës u prek edhe tema e rrjeteve sociale, ku imami është shumë aktiv. I pyetur nëse merr mesazhe nga gratë, Kalaja tregoi një episod të pazakontë, duke zbuluar se një grua e kishte përndjekur vazhdimisht.
“Aq keq u bë situata sa e denoncova në polici,” u shpreh ai, duke shtuar se situata kishte kaluar kufijtë e normales.



