ENTERTAINMENT

Jonida Maliqi flet për lidhjen me Romeo Veshajn: “Ka bërë shumë për Danin, do doja të kisha një raport të tillë edhe me babanë e tij”

Jonida Maliqi flet për lidhjen me Romeo Veshajn: “Ka bërë

Shumë vite pas ndarjes, Jonida Maliqi ka folur për raportin e saj me Romeo Veshajn. E pyetur për të gjatë intervistës në "Mirëmbrëma yje", këngëtarja ka rrëfyer se vazhdon të ruajë marrëdhënie shumë të mira me ish-partnerin e saj, lidhjen me të cilin e kujton si një ndër periudhat më të bukura të jetës.

Ajo theksoi se do të kishte dëshiruar të kishte një raport po aq korrekt edhe me babain e djalit të saj.

“Do kisha dashur që edhe me babin e Danit të kisha këtë raport që kam me Romeon sot e kësaj dite, me familjarët e tij. Më uron për çdo ditëlindje të Danit, timen, të mamit. Edhe unë e uroj atë dhe i jam shumë mirënjohëse se ka qenë një ndër partnerët e vetëm që ka bërë shumë për Danin.”

Artistja nënvizoi edhe lidhjen e fortë që ai kishte krijuar me djalin e saj, një marrëdhënie që sipas saj vazhdon të ndihet ende.

“Kanë qenë shumë të lidhur dhe Dani edhe sot e kësaj dite e përmend, nuk e ka harruar.”

Ajo kujtoi gjithashtu një periudhë intensive të karrierës kur iu desh të largohej për muaj të tërë jashtë vendit dhe ish-partneri ishte kujdesur për djalin e saj.

“Mbaj mend që unë fitova Eurovisionim dhe më duhej të lëvizja gjashtë muaj, dhe i thoshte mamit: ‘Bëje Danin gati se do ta nxjerr’, edhe e nxirrte në park lojërash me prindërit e tij. Gjë shumë e rrallë për mentalitetin shqiptar.”

Gjithashtu, Jonida nuk la pa përmendur as partneren e babait të djalit të saj, për të cilën tha se po ashtu kujdeset shumë për Danin.