
Ferma VIP rikthehet këtë të premte me moderimin e Arbana Osmanit, duke ngjallur interes të madh jo vetëm për konkurrentët, por edhe për panelin e opinionistëve.
Ndërsa për fermerët ende nuk kemi asnjë emër të konfirmuar zyrtarisht, faqja e reality show-t në Instagram ka zbuluar zyrtarisht opinionistët, të cilët këtë edicion do të jenë tre.
E para është Armina Mevlani, e cila rikthehet në karrigen e opinionistes.
I dyti është Ermal Mamaqi, i cili pritet të sjellë humor gjatë spektakleve të hënave dhe të premteve.
E treta është Einxhel Shkira, e njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe kritik.
Edicioni i tretë i Ferma VIP nis këtë të premte në Vizion Plus.



