ENTERTAINMENT

Kriset marrëdhënia Brikena-Mateo pas puthjes, dyshja përballen në prime

Kriset marrëdhënia Brikena-Mateo pas puthjes, dyshja përballen

Raporti mes Brikenës dhe Mateos në Big Brother VIP Albania 5 duket se është krisur menjëherë pas puthjes së tyre, ndryshe nga sa pritej nga publiku.

Pas disa ditësh me pak komunikim, dyshja është përballur për të sqaruar situatën, ku Brikena ka shprehur hapur zhgënjimin e saj. Ajo theksoi se është ndjerë e lënë pas dore, sidomos pasi Mateo nuk iu bashkua për të ngrënë ushqimin që ajo kishte përgatitur, duke shtuar se ai nuk ka treguar interes edhe kur ajo ka qenë e mërzitur.

“Të gjithë e dinë sa vështirë e kam pasur unë ta jap një puthje, dhe kur u dha… ditën tjetër doja të gatuaja diçka për mua dhe Mateon. Këto ditë e kam ndjerë Mateon jo të përfshirë, më ka parë dy herë duke qarë dhe as nuk është afruar të më pyesë. Këtu nuk ka të bëjë loja, por ndjenjat”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Mateo u mbrojt duke thënë se ka tentuar të afrohet, por është refuzuar nga Brikena, sidomos pas puthjes, kur ajo ishte në siklet. Ai gjithashtu minimizoi situatën me Selin, duke thënë se kapja nga dora nuk kishte asnjë kuptim të keq dhe se Brikena kishte zgjedhur të besonte versionin e Rogertit.

“Pas puthjes i shkoj te krevati, ajo më largon. E kuptoj pse ishte në siklet, nga ndikimi i Rogertit. I kam shkuar pas edhe nëpër shtëpi dhe më ka larguar. Sa për kapjen nga dora të Selin, e pe që s’ka asgjë për keqkuptim, preferove të besosh Rogertin para meje”, tha Mateo.