
Komedia që aq shumë keni pritur dhe që do t'ju mbërthejë para ekranit e do t'ju bëjë të shkuleni së qeshuri, po vjen!
E kemi fjalën për komedinë më të diskutuar të momentit, “Luli & Goni Lemes”, me protagoniste të famshmen Aurela Gaçe.
Komedia vjen me skenar të Klaudia Brahimajt dhe regji të Bjordi Mezinit.
Lemja e famshme është Aurela Gaçe, e cila ka mbaruar edhe akademinë për aktrim, ndaj mezi po presim ta shikojmë të shkelqejë edhe në kinema, ashtu si në muzikë.
Djalin e Lemes, Gonin, do ta interpretojë Deivis Myslymi.

Ndërsa Lulin, Margent Caushi.

Nuk e dimë për ju, por ne mezi po e presim!



