ENTERTAINMENT

Kush u largua këtë javë nga Big Brother VIP 5?

Kush u largua këtë javë nga Big Brother VIP 5?

Një tjetër largim ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5, ku këtë herë televotimi i publikut ka nxjerrë jashtë garës Nikol.

E gjithë shtëpia ishte në nominim që prej të martës, me përjashtim të Mirit, i cili gëzonte imunitet. Në fund, publiku vendosi që rrugëtimi i Nikolit të përfundonte.

Ajo ishte bërë pjesë e shtëpisë vetëm pak javë më parë, së bashku me Edisën dhe Egin, por nuk arriti të vazhdonte më tej garën për çmimin e madh.