ENTERTAINMENT

Labinot Rexha publikon videon kur Albës i është gjetur telefoni në shtëpinë e BBVK

Labinot Rexha publikon videon kur Albës i është gjetur telefoni

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka shkaktuar reagime në rrjet pas publikimit të një videoje ku pretendon se zbulon një parregullsi brenda spektaklit. Ai e konsideron eliminimin e tij të padrejtë dhe thotë se kishte më shumë vota pro qëndrimit në shtëpi.

Në pamjet e publikuara shihet ish-banorja Bia Khalifa duke mbajtur një telefon që, sipas tij, i përkiste Alba Pollozhani. Rexha pretendon se në video dëgjohet edhe Olsa Muhameti duke kërkuar që situata të mos bëhej publike, duke e cilësuar rastin si shkelje të rregullave të formatit Big Brother, ku ndalohet çdo komunikim me jashtë apo përdorimi i telefonave.

“Ja një provë që më ka ngjallur pikëpyetje: telefoni i Alba Polozhani u gjet brenda shtëpisë, pas daljes së Bia Kalifa. Në këtë material shihet momenti kur i kërkohet nga Olsa Muhameti që të mos i tregojë askujt. Kjo është jashtë ligjit të licencës së Bigut të Holandës. Me këtë preken parime të Bigut ku në Big nuk duhet të ketë informacione nga jashtë dhe, posaçërisht, të kemi telefon brenda. Ky telefon është sigurisht i dhënë Albes nga produksioni!”, ka shkruar Labi.

Deri tani nuk ka reagim zyrtar nga produksioni lidhur me akuzat e ish-banorit.