ENTERTAINMENT

Lista e plotë e fituesve të Mobo Awards 2026

Lista e plotë e fituesve të Mobo Awards 2026

Ceremonia e MOBO Awards 2026 u shënua nga një dominim i qartë i Olivia Dean, e cila ishte emri më i spikatur i mbrëmjes.

Ajo fitoi tre çmime kryesore: artistja më e mirë femër, albumi i vitit me The Art Of Loving dhe kënga e vitit me Man I Need, duke konfirmuar suksesin e saj në skenën muzikore britanike.

Ndërkohë, Jim Legxacy u shpall artisti më i mirë mashkull, ndërsa Central Cee fitoi çmimin për hip-hop.

Lista e plotë e fituesve:

Artisti më i mirë mashkull: Jim Legxacy
Artistja më e mirë femër: Olivia Dean
Albumi i vitit: Olivia Dean – The Art Of Loving
Kënga e vitit: Olivia Dean – Man I Need
Videoja më e mirë e vitit: Raye – Where Is My Husband!
Artisti i ri më i mirë: DC3
Artisti më i mirë hip-hop: Central Cee
Artisti më i mirë grime: Chip
Artisti më i mirë drill: Twin S
Artisti më i mirë R&B/Soul: Flo
Artisti më i mirë elektronik: Sherelle
Artisti më i mirë gospel: DC3
Artisti më i mirë jazz: Ezra Collective
Producenti më i mirë: P2J
Artisti më i mirë i muzikës afrikane:Wizkid
Artisti më i mirë i muzikës karibiane:Vybz Kartel
Artisti më i mirë alternativ: Nova Twins
Artisti më i mirë ndërkombëtar: Ayra Starr
Personaliteti më i mirë mediatik: Niko Omilana
Performanca më e mirë në TV/film:Stephen Graham – Adolescence
Çmimi për arritje jetësore: Slick Rick
Çmimi global për kantautor: Pharrell Williams