
Pas më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë më të madhe në Kosovë, Londrim Mekaj u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, duke siguruar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Në natën finale, ai arriti të marrë votat vendimtare të publikut, duke triumfuar përballë finalistes tjetër, Elijona Binakaj, e cila u rendit në vendin e dytë.
Shpallja e fituesit u bë në një atmosferë emocionuese në Klan Arena, mes duartrokitjeve dhe festës së fansave, duke mbyllur sezonin e katërt.



