
Top Albania Radio e ndoqi finalen e BBVA nga tapeti i kuq. Ish-banorë të këtij edicioni dhe jo vetëm, patën secili diçka për të thënë. Në një lidhje nga tapeti i kuq, ish-banorja Loredana u shpreh për këtë eksperiencë dhe raportin e saj me Jozin.
Absolutisht nuk e prisja që pëlqehesha kaq shumë nga jashtë.
Akoma e dashuruar ndihem. Kam pasur disa biseda të shkurtra me Jozin, nuk jemi takuar. Dashuria fiton gjithmonë por duhet të jenë të dyja palët.
Pres një finalë të merituar. Fitues Gjesti.



