ENTERTAINMENT

Lorna sqaron pëlqimin për Mirin dhe raportin me Selin: Fiksimin e ka me mua, po gënjen

Lorna sqaron pëlqimin për Mirin dhe raportin me Selin: Fiksimin e ka

E ftuar në Big Brother Radio me Elona Duron, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Lorna Hysi, ka sqaruar disa prej çështjeve që vazhdojnë të diskutohen edhe pas daljes së saj nga shtëpia.

Sa i përket aludimeve për një pëlqim mes saj dhe Mirit, Lorna u shpreh prerazi se nuk ka pasur kurrë asgjë mes tyre dhe se nuk ekziston asnjë interes nga ana e saj.

Ndërkohë, për raportin me Selin, ajo mohoi ta ketë quajtur xheloze, por theksoi se banorja ka tendencë ta përmendë vazhdimisht emrin e saj, sidomos gjatë debateve me Mirin.

"Jo, unë nuk thashë që është xheloze, por i pëlqen që të më përmendë vazhdimisht. Nuk e di se çfarë ndien Selin. Kur isha brenda në lojë mendoja okej ndoshta më shikon si rrezik për aleancë ose një person që do ta nxjerrë jashtë. Ndërsa jashtë unë nuk e kam pritur që edhe deri dje sepse prapë vazhdon që të më përmendë ajo të thotë edhe në Prime: “Lorna, Lorna, Lorna.” Unë e mirëkuptoj nëse ajo më përmend mua sepse kemi patur le të themi lojën së bashku. Por vazhdimisht ka këtë tendecën që kur zihet me Mirin të thotë: “Sepse Lorna shoqja jote…”

Jam dakord që më përmend, por pse shton gjëra që janë të paqena. Unë nuk kam mundësi që t’i kthej përgjigje sepse po të isha 30 minuta, e shikonte ajo se çfarë përgjigje do t’i ktheja. Do t’i thoja që po gënjen, nuk po thotë një të vërtetë. Vazhdimisht gënjen, unë e mirëkuptoj nëse thotë një të vërtetë, por nëse ti po gënjen është komplet gënjeshtër."

Sa i përket çështjes së pëlqimit të Mirit që aq shumë është diskutuar në shtëpi dhe jashtë saj, Lorna u shpreh:

"Unë absolutisht jo, e kam deklaruar edhe më parë që nuk kam patur kurrë asgjë me Mirin, as nuk kam dhe nuk dua të kem asnjëlloj interesi. Më dërgojnë video kur më përmendin, Rogerti që në momentin që hyri pati idenë që të kishte njëfarë loje me mua, Miri dhe Selin detyrimisht që më përmendin non stop sepse isha pjesë e trekëndëshit dhe e lojës së tyre. Më ka përmendur edhe Kristi në Prime, po ashtu edhe Livia që unë nuk kam patur asnjëlloj kontakti dhe e njoh fare. Juela patjetër. Më duket shumë e çuditshme."

Lorna shtoi përsëri se ndërsa disa njerëz mendojnë se Selin e ka fiksimin me Mirin, ajo mendon se banorja e ka fiksimin me të sepse e përmend vazhdimisht.