
Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës po merr një tjetër kthesë.
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar, në një bisedë në dhomën e rrëfimit, Mateo u shpreh se e ka të pamundur të mbajë distancë nga Brikena, pavarësisht përpjekjeve dhe situatave të mëparshme që i kishin larguar.
Nga ana tjetër, Brikena u shfaq më optimiste, duke besuar se Mateo nuk do të largohet nga shtëpia, ndërsa la të kuptohet se ndjenjat mes tyre janë forcuar.
Momenti kulminant ishte puthja e tyre e parë, e shumëpritur nga publiku, e cila u shoqërua me reagime dhe brohoritma, duke e kthyer çiftin në një nga dinamikat më të komentuara të momentit në shtëpi.



