ENTERTAINMENT

Më shpejt nga ç'mendoni: Rikthehet "X Factor" në Tv Klan

Më shpejt nga ç'mendoni: Rikthehet "X Factor" në  

Edicioni i gjashtë i "X Factor Albania" rikthehet në Tv Klan më shpejt nga sa mund ta kishit menduar. Transmetimi i talent show-t të famshëm do të nisë nga 8 nëntori në ekranin e Tv Klan. Lajmin e ka njoftuar në Instagram moderatorja Alketa Vejsiu.

Audicionet janë mbajtur gjatë verës dhe mijëra konkurrentë kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, ndërsa pritet të kalojnë edhe disa faza deri në netët "live".

Spektakli vjen nën drejtimin e Alketa Vejsiut dhe regji të Vera Grabockës, ndërsa ende nuk janë bërë të ditur anëtarët e jurisë së këtij edicioni.

Finalja e edicionit të pestë të "X Factor" u mbajt më 18 prill, ku fitues u shpall Alis Kallaci.