ENTERTAINMENT

Çmimet Oscar ‘braktisin’ Hollywoodin, një ‘shtëpi’ e re i pret në vitin 2029

Çmimet Oscar ‘braktisin’ Hollywoodin, një  


Ceremonia e çmimeve Oscar do të largohet nga shtëpia e saj prej kohësh në zemër të Hollywoodit dhe do të zhvendoset në Los Angeles duke filluar nga viti 2029. Po atë vit transmetimi i saj pritet të kalojë në YouTube.

Çmimet e Akademisë, të ndjekura globalisht, do të mbahen tani në Peacock Theater, një sallë me kapacitet më të madh ulësesh sesa Dolby Theatre.

E vendosur në anën tjetër të qytetit në Hollywood Boulevard, në Dolby Theatre (dikur Kodak Theatre) janë zhvilluar çmimet Oscar që prej vitit 2022.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit tha se kjo zhvendosje është pjesë e një partneriteti shumëvjeçar me AEG, pronari i kompleksit LA Live që gjithashtu prezanton çmimet Emmy dhe Grammy.

Oscars, të cilët janë transmetuar për gjysmë shekulli në ABC, do të transmetohen drejtpërdrejt dhe falas në YouTube duke filluar nga viti 2029.

Ata do të vazhdojnë të mbahen në Dolby Theatre në Ovation Hollywood dhe të transmetohen drejtpërdrejt në ABC kur ceremonia e 100-të do të zhvillohet në vitin 2028.