ENTERTAINMENT

Miri zgjidhet lideri i ri i shtëpisë, dërgon në nominim Brikenën, Selin, Mateon dhe Gimbon

Miri zgjidhet lideri i ri i shtëpisë, dërgon në nominim

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është zgjedhur lideri i ri. Pas një televotimi ‘flash’ të hapur gjatë Prime-it, banorët dhe publiku zgjodhën Miri si lider të shtëpisë.

Si lider, ai pati një rol vendimtar për nominimet e kësaj jave. Miri dërgoi në televotim dy çiftet Mateo – Gimbo dhe Brikena Selmani – Selin.

Tani është publiku që do të vendosë se cili çift do të shpëtojë. Dy banorët më pak të votuar do të përballen mes tyre, ndërsa njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia.