
Një nga momentet më epike të Ferma VIP 3 që nisi të premten mbrëma ishte ai i hyrjes së poetes Mimoza Ahmeti.
E njohur për thjeshtësinë e saj dhe karakterin e veçantë, Moza, gjatë prime ishte në dilemë nëse spektakli ishte apo jo live.
Por pasi iu komunikua se ishin drejtpërdrejt, ajo vijoi rrugëtimin dhe njohjen me pjesën tjetër të fermerëve.
Pas disa minutash, Moza “braktisi” spektaklin dhe u shtri në krevat.
“Jo, nuk më flihet. Dua të filtrohem e të takoj veten. Kur mbaron spektaklin? Çfarë po bëni a ka dhe shumë?”, tha ndër të tjera Moza gjatë komunikimit me Arbanën.



